Bislimi: Liberalizimi, arritje në integrimin evropian të Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi: Liberalizimi, arritje në integrimin evropian të Kosovës

NULL NULL
14.12.2022 22:27

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka deklaruar se sot është ditë e rëndësishme evropiane për Kosovën pasi Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian janë dakorduar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Bislimi bën të ditur se ky dakordim i cili do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedural para hyrjes në fuqi, do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë drejt BE-së, më së largu më 1 janar 2024, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore, njofton Klankosova.tv.

“Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës. Kjo është një ditë e rëndësishme evropiane për vendin tonë, pas edhe nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE. Falënderoj Presidencën Çeke të Këshillit të BE-së, për përkushtimin gjatë presidencës së tyre në këtë proces. Gjithashtu dhe grupin parlamentar të social-demokratëve, të cilët mirëpritën dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE” ka shkruar Bislimi në Facebook.