Bislimi: Kosova t’i ruajë marrëdhëniet me ShBA-në si sytë e ballit NULL NULL 08.08.2024 23:42 08.08.2024 23:42 Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi është shprehur se Kosova duhet ta ruaj partneritetin e saj si “sytë e ballit” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo për faktin se, sipas Bislimit, Kosova ka arritur në ditën që është sot, krahas mbështetjes të vazhdueshme të ShBA-ve. “Unë i qëndroj pas asaj, e cila nuk është vetëm një thënie, por është besim i thellë nga ajo që historia na mëson, besim nga e kaluara jonë, ku asnjë nga këta hapa të rëndësishëm të Kosovës nuk do të kishin ndodhur pa përkrahjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. ‘Kanë qenë partnerë, dhe kanë investuar miliarda të taksave të qytetarëve amerikanë për ta sjellë Kosovën këtu ku është sot”, u shpreh Bislimi për Edicionin Special të Klan Kosova. “Obligim i yni, si Republikë e Kosovës, që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta ruajmë sikur sytë e ballit, Kosova ka ardhur ku është sot, për shkak të mbështetjes të ShBA-ve, dhe atë duhet ta vazhdojmë”. “Ajo që është e përjetshme për Kosovën, është një aleatë i fortë, siç janë Shtetet e Bashkuara”. Po ashtu, ish-deputeti tha se nuk beson se mund të arrihet pika ku ShBA-të do të ndërprenë partneritetin që kanë me vendin tonë. “Por nuk besoj se ne mund të arrijmë në atë pikë ku mund te thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë shkëputur marrëdhëniet me Kosovën. Mospajtimet që i shohim së fundmi, rrjedhin për shkak të dy botëkuptimeve të ndryshme, në të cilat operojnë Qeveria e Kosovës nga ana tjetër Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani ndan fotografi nga New Yorku ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së 1 minutë më parë
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 15 orë më parë