Bislimi ia çoi ‘posht’ tortën PSD-së (VIDEO) NULL NULL 21.03.2023 23:53 21.03.2023 23:53 Partia Social Demokrate sot përmes një aksioni, për pakënaqësitë ndaj qeverisë për dialogun, u nisën drejt zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, me tortë dhe ‘milkshake’. Megjithatë me tortën ”Përhajr Zajednica”, e cila duket se ishte destinuar për fytyrën e Bislimit, misioni mbeti i pakompletuar, përcjell klankosova.tv. Kjo meqë sipas pamjeve, kryenegociatori i dialogut me Serbinë ua çoi ‘posht’ tortën PSD-së, pasi nuk arritën ta hedhnin atë drejt fytyrës së tij, por përtej duke bërë që torta e aktivistëve të PSD-së, të përfundonte në tokë. Por, fat të njëjtë Bislimi nuk pati edhe me “milkshake”.