Bislimi edhe kur mungon në Komision, hallakamë e bën (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 31.05.2023 21:19 nga Drin Demiri 31.05.2023 21:19 Prezent nuk është, por Besnik Bislimi ishte arsyeja e përplasjes mes deputeteve të pushtetit e opozitës në Komisionin për të Pagjeturit të mërkurën. Në vend të Andin Hotit, Ariana Musliu e Partisë Demokratike po thotë se të mërkurën për marrëveshjen në Bruksel do të duhej të raportonte zëvendëskryeministri Bislimi, në çka e kundërshtojnë koleget e opozitës, raporton Klan Kosova. Sebep në përplasje u bë edhe dallimi mes terminologjisë “Persona të Zhdukur me Forcë” që përdoret në dokument, dhe atij të “Zhdukur me Dhunë”, njofton Klan Kosova. Vëmendja në fjalët e Hotit ishte më e madhe në fillim. Për zbatimin e dakordimit nga Serbia, ky shpresën e ka veç në sanksionet që përmenden në marrëveshjen e Ohrit. Për pikën e hulumtimit të arkivave serbe, Hoti tha se i duhen hulumtues meqë aktualisht s’e kanë një të tillë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 7 orë më parë