17:34, 8 Tetor 2019

Bisedimet rreth procesit së Brexit janë shumë afër dështimit.

Kështu ka thënë një burim duke theksuar se Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është duke e bërë marrëveshjen të pamundshme dhe Brukseli e ka akuzuar Kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson se është duke provuar që “të luajë lojë të pistë të fajësimit”, shkruan Guardian, transmeton Klan Kosova.

Johnson dhe Merkel kanë zhvilluar një telefonatë ku nuk kanë arritur që të gjejnë pozicion të përbashkët rreth Irlandës së Veriut.

‘Burimi 10’ ka thënë se Merkel ka kërkuar që Irlanda e Veriut të mbetet në bashkimin doganor me çka “parimisht marrëveshja bëhet e pamundshme, jo vetëm tash po përgjithmonë”.

“Merkel ka thënë se nëse Gjermania do të dëshironte që të dilte nga Be do ta bënte këtë pa asnjë problemi, por Britania e Madhe s’mundet të largohet pa e lënë Irlandën e Veriut pas në Bashkimin Doganor dhe ta bëjë rreshtimin përgjithmonë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë