Lajmet e fundit

Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nuk ka prodhuar marrëveshje për çështjen e presidentit të ri të vendit, proces ky që sipas afateve të Gjykatës Kushtetuese duhet të përmbyllet deri më 6 tetor.
Megjithëse nuk e cilësojnë si kusht formal, nga PDK-ja kanë bërë të qartë se diskutimet për kreun e shtetit mund të hapen vetëm nëse paraprakisht votohet plotësim-ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë sërish në këtë proces me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja, ndonëse marrëveshja për kandidatin e parë, Bekim Sejdiun, rezultoi e dështuar.
Krejtësisht ndryshe qëndron Aleanca, duke mos u përfshirë fare në këto tryeza diskutimi, Ramush Haradinaj konsideron se vendi tashmë është drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe akuzon kreun e ekzekutivit për joseriozitet:
Për më shumë gjeni kronikën më poshtë: