Binjaket identike lindin në të njëjtën ditë, në të njëjtin spital (VIDEO) NULL NULL 18.05.2022 23:37 18.05.2022 23:37 Një palë binjakesh identike në Kaliforni të ShBA-së kanë diçka të re të përbashkët tani, pasi të dy lindën fëmijë në të njëjtin spital dhe në të njëjtën ditë. Jill Justiniani dhe Erin Cheplak sollën në jetë djem me nga tre kilogramë e 85 gramë në spitalin Kaiser Permanente në Anaheim. Të dy djemtë e vegjël ishin 50 centimetra të gjatë në lindje. Binjaket thanë se Justinian ishte planifikuar për një prerje cezariane më 5 maj dhe uji i Cheplak u prish po atë ditë — 10 ditë përpara se ajo ishte planifikuar të lindte. “Përjetimi i shtatzënisë së bashku ishte vërtet diçka e veçantë sepse vërtet kishim mbështetjen e njëri-tjetrit në çdo hap të procesit”, tha Justinian për emisionin Good Morning America, transmeton Klan Kosova. “Edhe vetëm duke kaluar nëpër ndryshimet e përditshme të shtatzënisë, të gjitha të panjohurat, pyetjet dhe shqetësimet natyrore që lindin, ne ishim vazhdimisht në gjendje të konsultoheshim me njëri-tjetrin dhe të mbështesnim njëri-tjetrin.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.