Binjakët bëhen të parët në botë që e kryejnë së bashku operacionin për ndërrimin e gjinisë

Binjakët bëhen të parët në botë që e kryejnë së bashku operacionin për ndërrimin e gjinisë

NULL NULL
2 months më parë

Një adoleshente braziliane e cila, së bashku me motrën e saj, u bënë binjaket e para në botë që iu nënshtruan operacioneve të njëkohshme të ndryshimit të seksit, zbuloi se dushi i saj i parë si grua ishte ‘magjik’.

Mayla Phoebe de Rezende dhe motra e saj Sofia Albuquerck, 19 vjeçare, iu nënshtruan një operacioni për ndryshimin e gjinisë në komunën jugore të Brazilit, Blumenau javën e kaluar.

Mayla shpreson që ndarja e historisë së tyre do të ndihmojë operacionet e konfirmimit gjinor të bëhen më të arritshme në Brazil.

This handout picture released by the Transgender Centre Brazil shows the Brazilian doctor Jose Martins and his medical team from the Transfender Centre Brazil performing a sex reassignment surgery on the 19-year-old Brazilian twins Sofia Albuquerck and Mayla Rezende, in Blumenau

Mayla tha: “Ne gjithmonë kemi bërë gjithçka së bashku dhe kohët e fundit kemi përmbushur ëndrrën tonë për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë dhe për t’u bërë binjakët e parë transvestit në botë që e bëjnë këtë. Ka shumë gra transvetit që heqin dorë sepse lista e pritjes është shumë e gjatë në sistemin shëndetësor publik dhe ka vetëm një klinikë private që kryen procedurën në Blumenau”.

Mayla dhe Sofia thanë se gjithmonë identifikoheshin si femra. Mayla vazhdoi: “Kur pashë organin mashkullor, ndjeva se nuk ishte i imi”.

Mayla tregoi se ajo dhe motra e saj shpesh i nënshtroheshin ngacmimeve për shkak të stilit të tyre të jetesës. “Në shkollë ishte shumë e vështirë’, tha ajo.

“Disa shokë të klasës madje më hodhën fletore në kokë”.

Mayla Phoebe de Rezende in bikini

Adoleshentja tha se familja e saj gjithmonë ka qenë mbështetëse e zgjedhjes së saj dhe të motrës së saj dhe se shqetësimi i tyre i vetëm ishte se si shoqëria do t’i trajtojë ata, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klan Kosova.