Bimët që ndihmojnë në uljen e temperaturës

Bimët që ndihmojnë në uljen e temperaturës

NULL NULL
5 years më parë

Temperatura e lartë shkaktohet nga shumë fakorë si: ftohja, gripi, sëmundjet virusale, sëmundjet ngjitëse, infeksionet që kanë të bëjnë me plagë të rënda.

Për uljen e temperaturës, lehtësimin e kollës dhe nxjerrjen e gëlbazës, përdoren bimët e mëposhtme, veç e veç ose të kombinuara.

Në momentin e valimit të 2 litrave ujë, hidhni 10 lugë gjelle më bimë sherebele. Lihet në qetësi për 30 min, pastaj e kulloni dhe e shtrydhni. Pijeni të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar nga 2 gota uji me çaj në mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë.

Në 2 litra ujë hidhni 10 lugë gjelle me fruta të copëtuara të trëndafilit të egër në momentin e valimit. Kullojeni mirë që të mos bien qimet e holla të trëndafilit, se ngacmojnë stomakun. Pini 2 filxhane çaji të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar sipas dëshirës, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit.

Për uljen e temperaturës së lartë: merrni 1 lugë kafeje me bimë nga bari i shpretkës dhe e zieni me 1 filxhan ujë për 15 min. Kullojeni dhe pini 2 herë nga 1 filxhan para buke, të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar me mjaltë. Bari i etheve shërben për disa sëmundje, kryesisht në temperaturë të lartë të përsëritur herë pas here dhe periodike.

Sanza: edhe kjo bimë shërben për uljen e temperaturës së lartë. Zieni 1 lugë kafeje me rrënjë në 2 gota ujë që pihet brenda ditës. Ky lëng përgatitet nga pluhuri i rrënjës, duke marrë 10­-15 pika në 1­2 herë në ditë.

Merrni 30­-60 gr Shelg të bardhë me 1 litër verë. Merrni gjysmë filxhan kafeje para buke. Gjethet i zieni deri në valim. 40­-80 gr lule nga Shelgu i bardhë me 1 litër ujë. Pini 3 gota në ditë.

Edhe lëngu i limonit jep rezultate të mira në temperaturën e lartë. Merrni lëngun e 1 kokrre limoni, hidheni në 1 gotë me ujë dhe sheqer. Pini 3 herë në ditë në raste të temperaturës. Kjo vlen edhe për moshat e vogla, sepse lëngu i limonit duhet holluar me ujë. Kurse moshat e rritura mund ta pinë ashtu siç është: lëngun e paholluar dhe të ëmbëlsuar.