Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Billy Kametz humb betejën me kancerin në moshën 35 vjeçare

NULL NULL
14.06.2022 08:34

Billy Kametz fatkeqësisht e ka humbur betejën me kancerin.

Zëri i Pokemon, të cilin shumë fansa e njohin si Ren, u nda nga jeta në moshën 35 vjeçare më 9 qershor.

Agjenti i tij, A. Jinnie McManus, konfirmoi lajmin me PennLive, duke thënë: “Billy jetoi ëndrrën e tij si një adhurues i animacionit japonez dhe videolojërave, i cili u rrit për të luajtur në role të dashura që tani do të qëndrojnë përgjithmonë si trashëgimia e tij”.

“Në konventa, ai ishte një mysafir i njohur që donte të takonte fansat e tij. Në fund të fundit, ai ishte dikur një prej tyre. Edhe gjatë sëmundjes më të rëndë, ai mbeti optimist dhe i vendosur. Bota është më e errët pa të dhe do të më mungojë tmerrësisht miku im”, shtoi Jinnie.

Billy zbuloi se kanceri ishte përhapur në mëlçi, mushkëri dhe shpinë në një video të fundit në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk do të heq dorë”, tha ai në atë kohë. “Unë nuk do të ndalem së luftuari dhe do ta kaloj këtë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.