13:00, 24 Shkurt 2020

“No Time To Die” nga Billie Eilish është shndërruar në këngën e dytë të serisë së filmave James Bond, e cila kryeson tabelën e hiteve single Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë sukses më parë e kishte arritur Sam Smith me “Writing’s On The Wall” për James Bond: Specter në vitin 2015.

Eilish, e cila u bë 18 vjeçate në dhjetor, është artistja më e re që ka regjistruar një këngë për ekskluzivitetin e filmave Bond.

Ylli performoi “No Time to Die” live për herë të parë këtë javë, në Brit Awards në Londër.

Ajo gjithashtu morri çmim në kategorinë  për femrat më të mira ndërkombëtare në këtë ceremoni.

“No Time To Die” mblodhi 90,000 ekuivalente shitje tabelash në javën e parë.

Kjo e bën atë këngën më të madhe të vitit deri më tani dhe gjithashtu këngën Bond me shitjet më të mëdha në javën hapëse.

Kënga e Smith shiti 70,000 kopje në javën e saj të parë, ndërsa “Skyfall” e Adele realizoi 84,000 shitje.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë