Billie Eilish: Sjellja e keqe seksuale është kudo NULL NULL 03.05.2021 17:01 03.05.2021 17:01 Këngëtarja, Billie Eilish, ka folur për përhapjen e sjelljes së keqe seksuale, duke e përshkruar se ekziston “kudo”. Në nëj intervistë për Vogue, ajo tha se nuk “njeh një vajzë apo grua që nuk ka pasur një përvojë të çuditshme, ose një përvojë vërtet të keqe”. “Po ashtu edhe burrat – djemtë e rinj përfitojnë vazhdimisht”, tha ajo. Intervistuesi I Vogue, Laura Snapes, shkroi se kjo i ndodhi po ashtu edhe Eilish kur ishte më e re, por shtoi se ‘detajet janë të saj’. 19 vjeçarja këngëtare dhe tekstshkruese amerikane, fituesja e çmimeve Grammy, po fliste rreth këngës së saj të re Your Poëer, e cila ka të bëjë më një abuzues që përfiton me një të mitur. “Është një letër e hapur për njerëzit që përfitojnë – kryesisht burra”, deklaroi ajo. Eillish gjithashtu zbuloi një pamje të re në fotosesionin e saj për revistën, duke e përdorur atë si një mundësi për të goditur ata që diskutojnë rreth asaj se çfarë vesh ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.