Bill Gates pranon gabimin: Microsoft ka mbetur prapa Apple dhe Android në fushën e telefonave mobil NULL NULL 25.06.2019 16:30 25.06.2019 16:30 Bashkthemeluesi i kompanisë gjigande teknologjike Microsoft, Bill Gates, thotë që lejimi që i ka bërë platformës së Google, Android që të bëhet dominante ishte gabimi i tij më i madh në karrierë. Sistemi operues i Windows ka qenë një pjesë e shumë e rëndësishme e Microsoft gjatë historisë së saj 44 vjeçare. Por Microsoft ka dështuar që të fitojë një pozitë lidershipi në sistemin operativ mobil. Ajo ka mbetur prapa Apple dhe Android. Në ditët e sotme Microsoft është përqendruar në aplikacione dhe desktop, dhe esencialisht është futur ndryshe në platformën e biznesit të mobileve. Gates këto komente i ka bërë në një emision. “Ne jemi në fushën e sistemeve operative për kompjuterë personalë. E kemi ditur se telefonat mobilë do të bëheshin shumë popullor, dhe kështu kishim krijuar Windows Mobile. Ne kemi humbur mundësinë për të u bërë një sistem operativ dominant nga një sasi e vogël. Ishim të shpërqëndruar nga gjyqi ynë për antitrustin”, ka thënë Gates. Miliarderi amerikan shton se kompania e tij kishte mundësinë për t’u bërë dominante në fushën e telefonave të mençur. “Bëmë gabim të madh pasi që kishim mundësitë për të u bërë dominant në atë fushë” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024