Bill Clinton, zotëriu i parë NULL NULL 13.05.2015 16:57 13.05.2015 16:57 Kandidimi i Hillary Clinton për presidente të SHBA-ve, ka shumë mundësi që ta rikthejë ish-presidentin amerikan Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë. Bill Klinton shpreson të jetë “zotëriu i parë” në Shtëpinë e Bardhë. Por, ai ende nuk është i sigurt nëse gruaja e tij, Kandidate për Presidente do ta ftojë të jetojnë në shtëpinë më të famshme në botë, transmeton Klan Kosova. “Po i fitoi ajo zgjedhjet, sigurisht do të rikthehem në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ish-Presidenti në emisionin “Late Night Show”, të David Latterman. Mirëpo ai nuk e la me kaq. Në fund me një buzëqeshje, ai shtoi: “Meqë ra fjala, do të shkoj nëse ajo më fton”. Bill Clinton, ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë për 8 vjet, dy mandate të plota. Gruaja e tij që po kandidon për të parën e Amerikës ka shumë mundësi që ta rikthej presidentin e famshëm në Shtëpinë e Bardhë. Po ndodhi kjo, ai do të bëhet “zotëriu i parë” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.