“Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë jush gjatë këtyre dy dekadave, pa marrë parasysh se cila parti politike ka qenë në fuqi. Në momentin që ju keni shpallur Pavarësinë e Kosovës, Presidenti amerikan, George W. Bush e ka njohur atë”.

12:47, 12 Qershor 2019

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ka thënë se Kosova çdoherë ka qenë një temë me rëndësi të madhe për vendin e tij.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara vazhdimisht e kanë përkrahur Kosovë gjatë dy dekadave të pasluftës pa marrë parasysh se cila parti e ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë apo Kongresin, transmeton Klan Kosova.

“Në një shkollë fillore në Ferizaj e kam theksuar se vendi është çliruar pas 79 ditëve të bombardimeve të NATO-s. Por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta fitojnë paqen. Tani pas 20 vjetësh ju keni arritur që ta fitoni atë”.

“E di se tani në kohët e paqes ju mund të thoni se nuk e kemi arritur këtë apo atë. Por vetëm kujtoni 30 vjet më parë kur ra Muri i Berlinit, të gjithë mendoni se konfliktet e vjetra do të tejkalohen dhe do të fillojë një botë e re. Shumë kanë menduar se do të fillojë një periudhë e partneritetit dhe miqësisë”.

“Mirëpo nuk ka pasur përparim të vazhdueshëm në këtë drejtim. Ju duhet të qëndroni për atë që është e drejtë. Unë nuk kam dashur që tragjeditë e vjetra të vazhdojnë edhe në shekullin e 21-të. Jemi munduar ta parandalojmë konfliktin në Bosnje dhe Hercegovinë. Kemi ndërtuar paqe në Irlandën e Veriut”.

“Pastaj u përballëm me situatën nëse duhet ta lejonim spastrimin etnik të ndodhte në Kosovë apo jo. Nganjëherë, gjërat e mëdha mund të vogla dhe nganjëherë mund të jetë e kundërta e kësaj. Varet se çka konsiderojmë të jetë e rëndësishme. Tema e Kosovës për Shtetet e Bashkuara ka qenë temë shumë e rëndësishme”.

Presidenti Clinton ka thënë se populli i Kosovës duhet të jetë falënderues për faktin se gjatë 20 vjetëve të pasluftës ka jetuar në paqe dhe në harmoni. Ai gjithashtu e ka lavdëruar lidershipin kosovar duke thënë se kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në Kosovë.

“Prandaj, para se të pyetni se çfarë duhet bërë e çfarë jo, duhet të jeni falënderues se në udhëtimin tuaj gjatë 20 vjetëve, në Kosovë ka mbizotëruar paqja. Kjo është e arritura e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mos keni dyshime për këtë gjë. Dua t’u them liderëve kosovarë se keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Ju i keni dhuruar paqen një gjenerate të tërë gjatë 20 vjetëve të pasluftës”.

“Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë jush gjatë këtyre dy dekadave, pa marrë parasysh se cila parti politike ka qenë në fuqi. Në momentin që ju keni shpallur Pavarësinë e Kosovës, Presidenti amerikan, George W. Bush e ka njohur atë”.

“Nga ajo kohë keni zhvilluar zgjedhje të lira, keni krijuar drejtësi dhe keni arritur zhvillim ekonomik. Me problemet që përballet Kosova tani, përballen edhe shumë vende të tjera. Askush nuk i ka zgjedhur në tërësi këto probleme, kjo është puna e politikbërësve”.

“Sot duhet të falënderoni veten që keni pasur rast të merrni pjesë në zgjedhje të lira. Njëri nga anëtarët e Kongresit amerikan pati thënë: Duhet të ndryshojmë, por të fillojmë së pari nga vetja jonë. Nuk është detyrë e imja që t’ju tregoj se çfarë duhet të bëni. Ju duhet ta bëni atë”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë