Bill Clinton lirohet nga spitali (FOTO) NULL NULL 17.10.2021 17:59 17.10.2021 17:59 Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, është liruar nga spitali pas qëndrimit disa ditor, i cili ishte duke u trajtuar për shkak të infeksioneve urologjike. Ai dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, e lëshuan spitalin “Irvine Medical Center”, në juglindje të Los Angelosit, duke e mbajtur përkrahu njëri-tjetrin. Ish-presidenti amerikan duke u larguar nga qendra mjekësore përshëndet me stafin e spitalit, raporton Dailymail përcjell Klankosova.tv. 75 vjeçari “u lirua nga qendra UC Irvine”, u tha në një deklaratë nga doktori Alpesh Amin, përmes një zëdhënësi të Clinton. “Temperatura dhe qelizat e bardha të gjakut janë të normalizuara dhe ai do të kthehet në New York për të përfunduar trajtimin me antibiotikë”,shtoi Amin. Lideri i ShBA-së nga 1993 deri më 2001 u pranua të martën në mbrëmje në spital për shkak të një infeksioni që nuk lidhet me COVID-19, kishte bërë të ditur zëdhënësja Angel Urena në Twitter. New York Times kishte raportuar se Clinton ka zhvilluar një infeksion të traktit urinar që u shndërrua në sepsis. Sepsis është një reagim ekstrem i trupit ndaj infeksionit që i afekton 1.7 milion njerëz në Amerikë çdo vit. Në vitin 2004, Clinton atëherë 58 vjeç iu nënshtrua një ndërhyrjeje bypass të katërfishtë pasi mjekët gjetën shenja të sëmundjes së zemrës. Statement from Dr. Alpesh N. Amin, Chair, Department of Medicine and Executive Director, Hospital Medicine at UC Irvine Health, who has been overseeing the team of doctors treating President Clinton pic.twitter.com/n3mJHesjfC — Angel Ureña (@angelurena) October 17, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja 6 minuta më parë
Kosova Tsipras: Toka e manastirit nuk është kushti i vetëm dhe nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës KE 8 minuta më parë