Biletat “Believers” të Sunny Hill Prishtina, të vlefshme edhe për festivalin në Tiranë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biletat “Believers” të Sunny Hill Prishtina, të vlefshme edhe për festivalin në Tiranë

NULL NULL
10/08/2022

Sunny Hill Festival ka njoftuar të gjithë ata që kanë qenë të pajisur me bileta “Believers”, për festivalin që u mbajt në Prishtinë, se ato do të vlejnë edhe në Tiranë.

“’Sunny Hill Believers’ ju do të vini me ne edhe në Tiranë. Jemi të lumtur që t’ju njoftojmë që ‘Prishtina Believer Ticket’ është e vlefshme edhe për ‘Sunny Hill Festival Tirana’, që mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht”, thotë njoftimi, transmeton KlanKosova.tv.

“Përgatituni për të shënuar muajin më të madh ndonjëherë”.

Përveç për biletat, organizatorët kanë publikuar edhe emrin e reperit italian Fedez, si pjesëmarrës në Tiranë.
May be an image of 1 person and text that says 'SUNNY HILL FESTIVAL 26 262 27 28 AUGUST 2022 TIRANA, ALBANIA FEDEZ'