Bileta e humbur e lotarisë me vlerë 50 mijë dollarë, gjendet tre muaj më vonë NULL NULL 24.02.2024 14:23 24.02.2024 14:23 Fituesit e lotarisë Një burrë nga Kentaki i ShBA-së, i cili kaloi tre muaj duke menduar se e kishte hedhur tutje një biletë lotarie fituese e çmimit 50 mijë dollarë, e gjeti atë rastësisht në një makinë kompanie. “Rreth një javë më vonë, kthehem në dyqan për të blerë diçka kur pronarja më thotë: ‘Urime’”, kujton Mark Perdue. Unë thashë: ‘Për çfarë?’ Dhe ajo tha: ‘Ti fitove lotarinë’. Unë thashë: “Uroj’”. Perdue shtoi se ai dhe gruaja e tij kërkuan lart e poshtë për biletën, por filluan të frikësoheshin se mund të ishte hedhur në plehra. “E kam munduar veten për tre muaj duke menduar se e hodha këtë biletë”, tha gruaja e tij. Fituesi i lotarisë, i cili punon si president i Kiriu USA, tha se po priste një vizitor nga një fabrikë tjetër në fillim të këtij muaji dhe doli për të kontrolluar gjendjen e një makine kompanie që vizitori ta përdorte. Pasi hapi derën, vuri re biletën në ulësen e përparme. Ai shtoi se makina përdoret rrallë dhe se bileta duhet t’i ketë rënë nga xhepi herën e fundit që e ka vozitur vitin e kaluar. Çifti tha se po mendojnë të bëjnë pushime me paratë e çmimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 29/06/2025
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 29/06/2025