Bildt mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, thotë të mos harrohen mësimet e marra nga ajo e 2013-ës NULL NULL 19.03.2023 10:09 19.03.2023 10:09 Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka uruar Kosovën, Serbinë dhe BE-në për arritjen e marrëveshjes të shtunën në Ohër. “Urime Miroslav Lajçakut dhe Josep Borrellit për arritje të kësaj marrëveshje, pas viteve diplomaci të durueshme. Koordinimi me ShBA-në po ashtu ka qenë i rëndësishëm. Por, më kryesore urime Kosovës dhe Serbisë për një hap të rëndësishëm drejt të ardhmeve të tyre”, ka shkruar Bildt në Tëitter. Ai shtoi se zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë monitorin dhe menaxhim shumë të ngushtë në vitet në vijim. Bildt theksoi se mësimet e marrëveshjes së vitit 2013 nuk do të harrohen dhe se ka paqartësi që kërkojnë vigjilencë. “Zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë monitorim dhe menaxhim shumë të ngushtë në vitet në vijim. Mësimet e marrëveshjes së 2013-ës nuk duhet të harrohen. Ka paqartësi që do të kërkojnë vigjilencë”, ka shkruar Bildt. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months