BILD: Këshilli i Evropës pritët ta emërojë ish-spiunin rus për t’u marrë me dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 11.11.2019 21:55 11.11.2019 21:55 Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një shkrim një skandali në të cilën mund të përfshihet Këshilli i Evropës në rast se zgjedh Alexei Kondratiew, si përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi. Në shkrimin e gazetës gjermane theksohet fakti se Kondratiew, ishte një ish-spiun që i ka shërbyer Rusisë. Këtu përmendet një mbledhje të “Komitetit për Politikë dhe Demokraci” të Këshillit të Evropës ku ishte diskutuar për zgjedhjen e një “raportuesi” për Kosovën Raportuesi do të ketë për detyrë për të informuar Këshillin e Evropës lidhur me zhvillimet demokratike dhe mbi të gjitha për konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për ta bërë këtë sipas BILD janë përzgjedhur gjermani, Peter Meyer, nga CDU, një holandez dhe rusi Alexei Kondratiew, 48 vjeç. Kondratiew ka qenë anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa që nga qershori 2019 është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë. Kush në të vërtetë është Alexei Kondratiew? Ai ka qenë anëtarë i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) deri në vitin 2010, ndërkohë ka qenë në Kosovë në periudhën 1999-2001 si pjesë e shërbimit ushtarak rus. Siç shkruan Bild, ai asnjëherë nuk e ka mbajtur sekrete qasjen e tij kundër Kosovës dhe qëndrimin pro Serbisë. Tutje shkruan se ka edhe një numër të madh spekulimesh se Kondratiew ishte përfshirë në një skandal në Kosovë përgjatë vitit 2001, kur i dehur kishte shtënë me armë dhe kishte lënduar disa persona. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024