Bilbao me një foto të ndarë në X, i hedh krip varrës së Barçës NULL NULL 04.07.2025 15:48 04.07.2025 15:48 Nico Williams dhe Robert Navarro Një javë më parë, klubi bask Atheltic Club, njoftoi se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin Robert Navarro nga Mallorca. Kurse sot, klubi njoftoi se super-ylli Nico Williams ka nënshkruare kontratë afatgjate me ta, deri në vitin 2035. Williams ishte në radarin e Barcelonës ditëve të fundit, me raportime që pretendonin se kalimi i tij te klubi katalanas veçse ishte punë e kryer. E disa orë pas njoftimit për Williamsin, klubi bardhekuq publikoi një foto në të cilën shihet sulmuesi i krahut të majtë të Bilbaos me Robert Navarron, i vetmi transferim i klubit bardhekuq deri më tani. Në atë foto, Nico shfaqet, siç nuk mund të ishte ndryshe, duke mbajtur stemën e Athletic dhe Navarro shfaqet duke mbajtur atë të Barcelonës, një skuadër në kategoritë më të ulëta të së cilës ai luajti si fëmijë. Skuadra e ka titulluar këtë imazh duke iu referuar Nicos si “mikpritësi më i mirë”. Disa përdorues në rrjetet sociale e kanë interpretuar këtë imazh si një “sulm” për klubin katalanas. /Klankosova.tv 😁@willliamsssnico 😁 @robert10navarro The best host. #NicoWilliams2035 #AthleticWIN 🦁 pic.twitter.com/GZPy5iHIEI — Athletic Club (@Athletic_en) July 4, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 3 days