Bilanci i tërmetit në Tiranë: Dëmet e para dhe sirena ambulancash

Bilanci i tërmetit në Tiranë: Dëmet e para dhe sirena ambulancash

NULL NULL
1 vit më parë

Ndonëse nuk raportohet për viktima, në Tiranë kanë filluar të dëgjohen sirena ambulancash dhe policie që deshmojnë për dëme.

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka shkundur Shqipërinë në orë 03:54 minuta, cka ka nxjerrë në rrugë qytetarët e Tiranës dhe Durrësit, njofton Klan Kosova.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në Itali, Kosovë dhe në disa vende të rajonit.

Në Durrës ka raportime për pallate të shembura, por situata mbetet ende e pakonfirmuar. Nga Top Channel bëjnë me dije se në qytetin e Durrësit ka dëme të shumta.

Një pallat është me dëmtime të mëdha dhe disa persona kanë ngelur brenda.

Në Tiranë raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike.