Lajmet e fundit
Eksperti i sigurisë, Lutfi Bilalli, është ndalur te një prej premtimeve kryesore të Qeverisë së re në fushën e sigurisë, krijimi i Xhandarmërisë.
Duke komentuar rezymejen e prezantuar nga kryeministri Albin Kurti, ai e ka cilësuar këtë premtim si një sinjal mjaft të mirë, duke vlerësuar rëndësinë që mund të ketë për sektorin e sigurisë.
"Secili shtet serioz dëshiron ta ketë një njësit të tillë i cili ruan kufijtë e shtetit. Mirëpo një qetësi e tillë dhe një deklarim i tillë i forcave ndërkombëtare. Kjo është një çështje sikur mbi Lumin Ibër, dëshirojnë që në njëfar mënyrë të jenë ata forca kryesore, mirëpo do të ishte ambicie dhe të realizohet krijimi i kësaj xhandarmërie", deklaroi Bilalli në Klan Kosova.
"Me thënë të drejtën, dilema ime është ky 1 miliardëshi për mbrojtje për ushtrinë e Kosovës, poqëse ndahet në 4 vite, i bie nga 250 milionë në vit".
Sipas ekspertit kjo ekspoze e kryeministrit është ambicioze.
"Sa do të realizohet në praktikë është pikëpyetje", shtoi ai.