Bilali tregon planin për të sjellë Formula 1 në Elbasan të Shqipërisë NULL NULL 17.06.2022 23:55 17.06.2022 23:55 Sot në Shqipëri ka nisur “Panairi i automobilave”, një iniciativë e nisur nga kryeministri Edi Rama. Për këtë nismë, në Edicionin Special të Klan Kosova foli ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, e cila tha se është hera e parë që në Shqipëri organizohet një panair që përfshin të gjithë industrinë automobile. “Aktiviteti do të zgjasë tre ditë, sonte ishte nata e madhe e hapjes, por aktiviteti do të vijojë nesër dhe pasnesër. Është hera e parë gjithashtu që një panair mbahet nga përfaqësues të Qeverisë, organizimi është 100 përqind publik”, tha ministrja Bilali. “Qëllimi i këtij panairi ishte që të bënim bashkë të gjithë pjesëmarrësit e industrisë mobile. Ne kishim kënaqësinë që kishim përfaqësues edhe nga Kosova, edhe nga Maqedonia e Veriut”. Tutje Bilali tha se synimi kryesor i këtij panairi është që rajoni i Ballkanit të ketë një ofertë, e cila është unike, për të thithur më vonë investime nga Bashkimi Evropian apo nga Amerika. Sa i përket deklarimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili premtoi se do të sjellë garën Formula 1 në Shqipëri, Bilali tha së është bërë një plan konkret. “Ne kemi një plan konkret, në fakt javën e kaluar, në Këshillin e Ministrave kemi kaluar një vendim i cili i jep Bashkisë së Elbasanit 600 hektarë tokë, e cila do të jetë në funksion të krijimit të parkut automobilistik me standarde ndërkombëtare. Projekti tashëm është gati, dhe ka mbetur që tashmë të fillojë ndërtimi, që do të kërkojë disa muaj për t’u zbatuar”, u shpreh Billali. “Sigurisht se do të duhen ndoshta disa vite për të shkuar drejt garave të këtij standardi”, përfundoi ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti në përvjetorin e vrasjes së "Sandokanit": Ishte njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së 3 minuta më parë
Kosova Begaj në Mal të Zi: Kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën 12 minuta më parë
Kosova Kurti: Hera e parë që s’ka pasur protesta me parulla “duam punë”, janë hapur 75 mijë vende të reja të punës 22 minuta më parë