BIK: Pas një dekade në renovim, u përurua Xhamia e Çarshisë në Prishtinë NULL NULL 22.03.2023 23:35 22.03.2023 23:35 Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se pas më shumë se një dekade, sonte është përuruar Xhamia e Çarshisë në Prishtinë. Në njoftimin e BIK-ut thuhet se përurimi i renovimit të xhamisë është bërë në vaktin e namazit të teravive. Ndër tjera, thuhet se besimtarëve myslimanë të pranishëm në xhami fillimin e muajit të Ramazait ua uroi kryeimami i KBI-së së Prishtinë, Burhan Hashani. “Pas më shumë se një dekade, sonte në vaktin e namazit të teravive u përurua për besimtarët Xhamia e Çarshisë në Prishtinë. Para namazit, përurimin e xhamisë dhe fillimin e muajit të bekuar të Ramazan, xhematlijeve të pranishëm ua uroi kryeimami i KBI-së së Prishtinë, Burhan ef. Hashani. Me hajër e mbarësi rifunksionimi i xhamisë më të vjetër të Kosovës”, shkroi BIK-u në postimin në Facebook. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023