BIK në Drenas dënon sulmin ndaj sekretarit Eset Bajraktari: Veprimet e tilla të hoxhës Osman Musliu janë të shpeshta

BIK në Drenas dënon sulmin ndaj sekretarit Eset Bajraktari: Veprimet e tilla të hoxhës Osman Musliu janë të shpeshta

NULL NULL
2 muaj më parë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas ka mbajtur mbledhje ku është diskutuar përleshja në mes të sekretari të BIK-ut në këtë komunë Eset Bajraktari dhe hoxhës Osman Musliu.

Këshilli nëpërmjet një reagimi e dënon sulmin ndaj Bajraktarit nga ana e Musliut.

Në reagim thuhet se veprimet e tilla të Osman Musliut, janë të shpeshta.

Reagimi i plotë:

Reagim nga Këshilli i Bashkësisë Islame – DRENAS!

Këshilli i Bashkësisë Islame – Drenas pas mbledhjes së mbajtur më datë 25.11.2020, sqaron opinionin e gjërë lidhur me incidentin e ndodhur më datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 në zyret e KBI-Drenas rreth sulmit që i është bërë sektretarit të KBI-Drenas, nga Imami i xhamisë në Drenas Osman Musliu.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas sqaron opinionin e gjerë lidhur me rastin në fjalë ku Imami Osman Musliu kishte ardhur në objektin e KBI-Drenas dhe ka sulmuar pa asnjë arsye të vetme sekretarin e Këshillit në koridorin e Këshillit.

Këshilli i Bashkësisë Islame e dënon sulmin e Imamit të Xhamisë së Drenasit Osman Musliut ndaj sekretarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas.

Veprimet e tilla të Imamit në fjalë janë shumë të shpeshta ndaj imamëve dhe zyrtarëve të Këshillit, për këto veprime destruktive dhe krejtësisht të ulta, kemi reaguar edhe më herët në institucinin e Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe në Policinë e Kosovës në Drenas të dokumentuara edhe me shkresa zyrtare.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas kërkon nga organet e Bashkësisë Islame të Kosovës që të merren masat diciplinore ndaj Imamit në fjalë .

Gjithashtu Këshilli kërkon nga organet kompetente të Drejtësisë që të veprojnë shpejtë dhe konform ligjeve dhe dispozitave në fuqi.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas shpreh indinjatën e thellë për veprime të tilla, sepse kjo nuk është hera e parë qe imami në fjalë pengon dhe sulmon zyrtarët e këtij institucioni .

Imami në fjalë ka edhe denoncime të tjera nga po i njëjti institucion dhe që të gjitha janë të njohura për organet kompetente te Drejtësisë dhe për opinionin e gjerë.

Këshilli i Bashkësis Islame – DRENAS 25.11.2020