Bien Facebook e Instagram NULL NULL 11.12.2024 19:19 11.12.2024 19:19 Logot e aplikacioneve të Meta-s, Threads, Facebook dhe Instagram. Foto: Getty Images Një sërë aplikacionesh të Meta-s kanë rënë nga funksioni aktualisht. Siç raporton faqja e famshme që merret me teknologji, “The Verge”, Facebook, Instagram dhe Threads nuk janë duke u freskuar me të dhëna të reja dhe po shfaqin gabime kur tentohet të hapen. Nëpër shumë faqe, si Bluesky, X dhe Reddit ka shumë raportime se këto aplikacione nuk janë duke funksionuar. Faqja “Downdetector” tregon një mori raportimesh për probleme me Facebook, WhatsApp, Messenger dhe Instagram. Deri më tani, nga Meta nuk ka asnjë njoftim. Një rënie e madhe e këtyre aplikacioneve të Meta-s kishte ndodhur në mars, duke afektuar Facebook-un, Instagram-in dhe Threads-in. Edhe më 2022, aplikacionet e Meta-s patën telashe të ngjashme. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Panelet solare transparentë si dritare, teknologjia e re për ndërtesat e gjelbra 13 orë më parë