Bien çmimet në bujqësi NULL NULL 19/05/2015 19/05/2015 Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të inputeve dhe atyre në bujqësi për tre mujorin e parë të këtij viti, sipas të cilit ka rënie për -3.7%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Përmes një kumtese për media, ASk bën me dije se indeksi i çmimeve në tremujorin e parë të vitit 2015 për inputin 1 ka rënie për – 6.6%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Sipas kësaj agjenice , indeksi i çmimeve për Inputin 2 ka rritje për 1.0 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Kurse, indeksi i inputit të përgjithshëm ka rënie për -3.7%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Ky publikim bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë i cili është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion.
Kosova Bugajski: Ndryshe prej Kosovës, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus 35 minuta më parë