Bieber: Propozimi evropian synon të reduktojë ndikimin rus në Ballkan NULL NULL 27.02.2023 09:12 27.02.2023 09:12 Drejtori i Qendrës për Studimet e Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, Florian Bieber, beson se ulja e ndikimit të Rusisë në Ballkan është bërë një sfidë e madhe. Bieber, në një deklaratë për të përditshmen vjeneze “Standard”, tha se “gatishmëria e Rusisë për dhunë dhe antagonizëm ndaj Perëndimit tregon një kërcënim të qartë”. “Bëhet fjalë për faktin se Rusia nuk mund të futet në një situatë që të hapë një front dytësor në Ballkan ndaj luftës në Ukrainë”, theksoi ai, përcjell Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, nisma perëndimore për Kosovën dhe Serbinë bazohet edhe në “faktin se ndikimi rus në Serbi është pjesërisht i lidhur me mbështetjen e Rusisë për Serbinë për çështjen e Kosovës. Ai tha se ka shpresë se Serbia mund të distancohet nga Rusia. “Kjo do të reduktonte në mënyrë dramatike shanset e Rusisë për të ushtruar ndikim në Ballkan,” shtoi Bieber. Megjithatë, kjo qasje, paralajmëron ai, mbart rreziqe, transmeton Klankosova.tv. “Gatishmëria për t’iu përgjigjur kërkesave të Serbisë dhe jo të Kosovës është më e madhe. Kjo rrit rrezikun e një marrëveshjeje të pabalancuar” , shtoi ai, transmeton Klankosova.tv Në fund, shton ai, problemi më i madh i politikës së sigurisë në rajon nuk është Rusia, por “Serbia gjithnjë e më autoritare, nacionaliste dhe revizioniste”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila: Presioni ndërkombëtar më i madh në Kosovë sesa në Serbi, sepse po reziston vetëm qeveria 2 months