Bieber flet për fotografitë e sikletshme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bieber flet për fotografitë e sikletshme

NULL NULL
17/10/2015

Justin Bieber, ka folur për herë të parë rreth fotografive nudo të tij, transmeton Klan Kosova.

Në një intervistë për Access Hollywood, ai foli rreth lenteve të gjata të fotografëve.

“Mendimi i parë që më erdhi ishte – Si mund ta bëjnë këtë? Ndihem shumë i shkelur”, ka thënë Bieber.

“Ndjej se nuk mund ta bëj asnjë hap jashtë. Njeriu duhet të ndihet rehat në hapësirën e vetë, veçanërisht në një vend aq të largët”, ka shtuar ai.

Fotografitë nudo të këngëtarit nga Bora Bora, kanë bërë bujë të madhe pasi janë publikuar në internet javën e kaluar.

Ndërsa sa i përket karierës së tij muzikore, kënga e fundit “What Do You Mean” ka shënuar javën e pestë duke kryesuar toplistat Amerikane.