Bieber dhe One Direction publikojnë albumin në të njejtën datë NULL NULL 06.10.2015 09:00 06.10.2015 09:00 Justin Bieber është hapur në lidhje me datën e realizimit të albumit të tij, i cili do të jetë gati në të njejtën datë me atë të “One Direction”. Artisti 21 vjeçar, i cili kohën e fundit e ka zbuluar titullin e albumit në Instagram e që titullohet “Purpose”, bisedoi në një radio të Zelandës së Re në lidhje me datën e njejtë të të dy albumeve që mendohet të jenë me 13 nëntor, transmeton Klan Kosova. “Ne jemi duke folur rreth tyre, kështu që mendoj se kjo do të ju jap pak promo atyre, apo jo?”, tha Justin. “Ndoshta kjo është arsyeja pse ata e mendojnë këtë gjë. Unë mendoj se kjo është strategji për shkak se data e realizimit të albumit, së pari ishte e imja. Por, çfarëdo qoftë ajo, do të jetë kënaqësi. Unë jam i ngazëllyer për të parë se çfarë do të ndodh”, shtoi Bieber. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.