Bie numri i rasteve aktive dhe të hospitalizuarve me COVID-19 në Gjilan NULL NULL 30.09.2020 11:07 30.09.2020 11:07 Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, e cila është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli. Ismajli njofton se ka rënie të rasteve aktive me COVID-19 dhe të të hospitalizuarve, njofton Klan Kosova Ismajli ka konfirmuar se tashmë janë vetëm 65 raste aktive me virus dhe 11 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm. Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1015 të infektuar në total, 906 të shëruar plotësish dhe 44 të vdekur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.