16:39, 23 Korrik 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një karburant në rrugën Lezhë-Mamurras. Burime nga policia thanë se një 35-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa ishte duke punuar.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Sot, rreth orës 14:20, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, shtetasi V. P., 35 vjeç, banues në Kurbin, duke punuar në ambientet e një karburanti ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Konkurs Pune

Lexo më shumë