Bie në kanal, humb jetën 12 vjeçari - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bie në kanal, humb jetën 12 vjeçari

NULL NULL
06/08/2015
Pas 15 minutash kërkim, zhytësit kanë nxjerrë kufomën e pajetë të fëmiut i cili kishte mbetur në mes të kanalit duke u bartur nga rryma e ujit rreth 10 metra.

Një 12 vjeçar me inicialet E.R. ka humbur jetën në pasi ka rënë në kanalin e ujitjes së Ibër-Lepencit në fshatin Vërnicë të Mitrovicës.

Ky lajm është konfirmuar për Klan Kosovën një nga zhytësit, të cilët kanë arritur që pas 15 minutash kërkim ta nxjerrin viktimën.

“Rasti është lajmëruar në ora 15:25 në Brigadën e Zjarfikësve dhe menjëherë pas kësaj, Klubi i Zhytjes, në përbërje: Liridon Ahmeti, Mentor Uka, Kushtrim Uka dhe Arsim Aliu, ka dalë në vendin ngjarjes. Pas 15 minutash kërkim kemi arritur që viktimën ta nxjerrim nga uji”, tha për Klan Kosovën, Liridon Ahmeti.