Bie mbi 5 përqind çmimi i naftës në bursë NULL NULL 22.06.2022 14:09 22.06.2022 14:09 Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka rënë mbi 5 përqind. Kjo ka ndodhur pasi që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, vendosi që të ulë kostot e karburantit në këtë shtet, raporton Guardian, transmeton KlanKosova.tv. Kjo lëvizje po shihet se do t’i përkeqësojë marrëdhëniet mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe industrisë së naftës. Ai pritet që të bëjë thirrje për një pezullim të përkohshëm të taksës federale prej 18.4 përqind për gallon për benzinën. Nafta e papërpunuar Brent është duke u tregtuar sot me 109.72 dollarë për fuçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Kurti ngacmon ish-qeveritë: Po, do t’i përfundojmë punët që i latë keq e në gjysmë 1 orë më parë
Ekonomi Ministri Murati tha se është rritur qarkullimi i bizneseve, ish-ministrja Bajrami i reagon 2 orë më parë