Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë NULL NULL 29.06.2025 21:09 29.06.2025 21:09 Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se vajza është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. “Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe. E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar”. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për zhdukjen e 13-vjeçares: Shpërndani thirrjen 29/06/2025
Kosova Koci, Kurtit: Nuk i ke rendet me shku ndejave - së paku jo ti që e ke blloku shtetin 29/06/2025