Bidenin e pengojnë republikanët në tubim, u thotë se janë si Trump (VIDEO)

Bidenin e pengojnë republikanët në tubim, u thotë se janë si Trump (VIDEO)

NULL NULL
nga Gazmend Syla 4 javë më parë

Joe Biden hasi në një surprizë të pakëndshme, të premten, kur erdhi në një tubim në St. Paul të Minesotas.

Ai u pengua nga disa mbështetës të rivalit të tij Donald Trump.

Demokrati u bë pak nervoz dhe i quajti njerëz të pasjellshëm.

“Ata janë si Trump. Por, do të jenë mirë. Do të kujdesemi për ta. Duhet të jemi të bashkuar për t’i luftuar gjithë këta njerëz”, tha ai.

Biden, edhe në këtë tubim, u mor shumë më pandeminë dhe tha se presidenti në detyrë u dorëzua para kësaj sëmundje dhe nuk e menaxhoi mirë atë.

Për vete tha se që nëse bëhet kryetar, do të merret me COVID-19 në mënyrë shumë të përgjegjshme dhe se do të ketë kujdes të posaçëm për ata të cilët po përballen çdo ditë me virusin.

Ish-zëvendëspresidenti akuzoi Trumpin se bëri akuza të rënda për doktorët, kur u tha se ata po përfitojnë nga COVID-19.

“Ai tha se mjekët tanë, mijëra nga të cilët humbën jetën, po fitojnë më tepër para duke manipuluar me COVID-19. Presidenti po akuzon mjekët, por ata po e bëjnë punën e tyre. Donald Trump duhet të ndalet së akuzuari doktorët dhe duhet ta bëjë punën e tij”, tha Biden.

Demokrati u zotua para qytetarëve të Minesotas se do të bëjë çmos që ata të kenë një jetë më të sigurt nga virusi por edhe më të mirë në aspektin ekonomik e social. Atyre u kërkoi të jenë optimistë për gjithë çfarë u tha këtu dhe ta votojnë atë për president të ri të Amerikës.

Ky tekst dhe kronika e mëposhtme televizive janë pjesë e projektit “Zgjedhjet 2020: Një turne virtual raportimi për Shtetet e Bashkuara dhe procesin elektoral të Amerikës”. Autori është përzgjedhur të jetë pjesë e këtij projekti nga Departamenti i Shtetit, që realizohet nga Foreign Press Centers në bashkëpunim me Meridian International Center.