Bideni takon Scholzin: Mbajtëm premtimin se Putini do përballet me pasoja të rënda - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bideni takon Scholzin: Mbajtëm premtimin se Putini do përballet me pasoja të rënda

NULL NULL
03.03.2023 23:33

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka pritur sot në takim kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Pas takimit ata kanë publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shkruan se të dy ata e kanë mbajtur premtimin se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të përballet me pasoja të rënda në rast se e sulmon Ukrainën, njofton Klan Kosova.

“Herën e fundit që ishim këtu së bashku, Rusia po grumbullonte trupat e saj në kufirin e Ukrainës”.

“Kancelari Scholz dhe unë e bëmë të qartë se Putini do të përballej me pasoja të rënda nëse ai do të niste sulmin e tij. Së bashku, ne e realizuam atë premtim”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv