Bideni i do urgjent Kosovën e Ballkanin të rehatuar në BE (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bideni i do urgjent Kosovën e Ballkanin të rehatuar në BE (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 08/02/2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë mbajtur takimin e parë bilateral.

Pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, dy liderët botërorë treguan se folën për çështjet më të rëndësishme të politikës, përfshirë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, njofton Klan Kosova.

“Ne e konfirmuam përkushtimin tonë që ta përfundojmë punën në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet e Bashkimit Evropian dhe që më në fund ta realizojmë Evropën si të tërë, të lirë e në paqe,” tha Biden, gjatë konferencës së përbashkët.

Temat e njëjta u diskutuan edhe në takimin e përbashkët mes ShBA-së dhe Bashkimit Evropian në Uashington në kuadër të Komitetit për Energjetikën.

“Ne e dërgojmë një porosi të fortë nëpërmjet përkushtimit tonë të përbashkët për të forcuar sigurinë energjetike në Evropë dhe te fqinjët tanë. Flas këtu për Ukrainën e sidomos Ballkanin Perëndimor”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Josep Borrell.

Nikoqir i delegacionit evropian ishte sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken.