Biden thotë se ShBA-ja dhe NATO do ta mbështesin Ukrainën për aq sa ka nevojë NULL NULL 30.06.2022 18:13 30.06.2022 18:13 Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se ShBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s do ta mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa të duhet” derisa ajo të përballet me ofensivën e Moskës. “Ne do të qëndrojmë me Ukrainën dhe e gjithë aleanca [NATO] do të qëndrojë me Ukrainën, për aq kohë sa duhet për t’u siguruar që ato të mos mposhten nga Rusia,” u tha Biden gazetarëve në samitin e NATO-s, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. “Ukraina i ka dhënë tashmë një goditje të rëndë Rusisë”, shtoi ai, duke vënë në dukje se nuk e dinte se si do të përfundonte konflikti, por duke u zotuar se “nuk do të përfundojë me një humbje ruse të Ukrainës”. Biden tha gjithashtu se Uashingtoni do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 800 milionë dollarë në ditët në vijim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 7 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 11 minuta më parë