Biden: Ofertat e Finlandës dhe Suedisë në NATO të suksesshme, përkundër kundërshtimit të Turqisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden: Ofertat e Finlandës dhe Suedisë në NATO të suksesshme, përkundër kundërshtimit të Turqisë

NULL NULL
1 month më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, vlerësoi se ofertat e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO do të ishin të suksesshme, pavarësisht kundërshtimeve të ngritura nga Turqia për aplikimet e tyre.

“Unë mendoj se do të jemi mirë,” tha ai në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si do ta bindte Turqinë anëtare të NATO-s të heqë kundërshtimin e saj ndaj bashkimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Finlanda dhe Suedia dorëzuan zyrtarisht kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO sot në një “moment historik” të nxitur nga shqetësimet e sigurisë mbi pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Aplikimet tani do të shqyrtohen nga 30 vendet anëtare të aleancës ushtarake, ndërsa procesi pritet të zgjasë disa javë.