Biden ndan gjashtë trilionë dollarë për buxhetin e SHBA-së - Klan Kosova

Biden ndan gjashtë trilionë dollarë për buxhetin e SHBA-së

NULL NULL
12 months më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka miratuar buxhetin e parë vjetor në vlerë prej gjashtë trilion dollarëve, prej se është i pari i shtetit, ku përfshihet një rritje e madhe e taksave për amerikanët e pasur.

Ky propozim do të përmbajë programe të reja sociale dhe investime në luftën kundër ndryshimit të klimës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ish-presidenti, Donald Trump, një republikan i cili kishte rritur defiçitin çdo vit sa ishte në detyrë, propozimi i tij përfundimtar i shpenzimeve vjetore kishte një çmim prej 4.8 trilion dollarë.

Buxheti i presidentit Biden përfshin një kërkesë prej 1.5 trilion dollar për shpenzime operative, për Pentagonin dhe departamentet e tjera qeveritare. Gjithashtu ka përfshirë edhe dy planet që i ka publikuar me parë, planin e punës prej 2.3 trilionë dollarë dhe një plan për familjet prej 1.8 trilionë dollarë.

Biden bëri të ditur se buxheti i tij investon drejtpërdrejt në popullin amerikan ku do të forcojë ekonominë e kombit dhe do të përmirësojë shëndetin afatgjatë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.