Biden me presidentin kolumbian bisedojnë për klimën, trafikimin e drogës dhe migrimin NULL NULL 20.04.2023 23:07 20.04.2023 23:07 Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, është takuar të enjten me presidentin e ShBA-sw, Joe Biden, teksa të dy vendet kërkojnë të përballen me çështje si ndryshimi i klimës, migrimi dhe politika e drogës. Në një deklaratë për shtypin, Petro bëri thirrje që ekonomitë në të gjithë Amerikën të largohen nga mbështetja e tyre tek nafta, qymyri dhe gazi, duke përsëritur një pjesë thelbësore të platformës së tij të energjisë së pastër. “Ne kemi potencialin më të madh për demokraci dhe liri në kontinentin amerikan, si dhe potencialin më të madh për energjitë e gjelbra,” tha ai. Ndërkohë, Biden i bëri jehonë thirrjes së Petros për një bashkëpunim më të madh midis dy vendeve të tyre, veçanërisht pasi ShBA-ja dhe Kolumbia punuan së bashku për të luftuar trafikimin ndërkombëtar të drogës. Ai gjithashtu vlerësoi Petron për platformën e tij të “paqes totale”. “Unë me të vërtetë dua t’ju falënderoj për angazhimin tuaj të sinqertë dhe të fortë ndaj paqes dhe të drejtave të njeriut”, tha Biden, shkruan AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.