Biden e Johnson takohen për herë të parë, bëjnë shaka me gratë e tyre!

Biden e Johnson takohen për herë të parë, bëjnë shaka me gratë e tyre!

NULL NULL
2 weeks më parë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, janë takuar për herë të parë.

Udhëheqësit mbajtën bisedimet ballë për ballë në samitin e G7 në Cornwall, duke shënuar udhëtimin e parë jashtë të presidentit amerikan që nga marrja e detyrës, transmeton klankosova.tv.

Gjatë këtij takimi Biden bëri një shaka me gratë duke thënë se të dytë ishin “martuar për qëllime të njëjta”.

Presidenti shikoi pamjen me gruan e tij Jill, ndërsa mbërriti në gjirin Carbis për të biseduar me kryeministrin, ku të dytë qëndruan të ulur pranë njëri-tjetrit, shkruan Mirror.

Ai bashkë me gruan admiruan pamjen e zonës Ives Bay, ku vet Biden u shpreh se ”Duket e mrekullueshme. Nuk dua të shkoj në shtëpi”.

Carrie Johnson, 33 vjeç, veshi një fustan mahnitës të kuq për takimin e parë të burrit të saj me presidentin. Ndërsa Jill Biden kishte veshur një fustan të bardhë dhe një xhaketë të zezë ku në pjesën e pasme i shkruante “LOVE”.

Transportuesi i avionëve të Marinës Mbretërore 65 mijë tonëshe, HMS Prince of Wales qëndroi në brigje ndërsa udhëheqësit zhvilluan bisedime bilaterale, transmeton klankosova.tv.