Biden dhe Putin do të takohen për të biseduar për Ukrainën NULL NULL 02/12/2021 02/12/2021 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, shumë shpejt do të takohen për të biseduar për zhvillimet në Ukrainë. Kjo u bë e ditur nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në margjinat e një takimi ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në kryeqytetin suedez, Stokholm. Blinken u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe foli për nevojën e “gjetjes së një ekuilibri interesash”. “Ne patëm një bisedim shumë të drejtpërdrejtë, shumë të sinqertë, jopolemik të pikëpamjeve. Ishte serioze, besoj se ministri i Jashtëm do t’ia tregojë bisedën presidentit Putin. Unë do të bëj të njëjtën gjë, sigurisht, me presidentin Biden. Mendoj se ka mundësi që presidentët do të flasin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin në të ardhmen e afërt”, ka thënë Blinken. Lavrovi kërkon nga Blinkeni që të gjejnë një ekuilibër interesash
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022