Biden: Çdo amerikan duhet të mbajë maskë NULL NULL 13.08.2020 22:54 13.08.2020 22:54 Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, bëri thirrje sot për një mandat mbarëkombëtar të përdorimit të maskave sanitare në SHBA, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19. “Çdo amerikan duhet të mbajë një maskë kur është jashtë shtëpie për minimumi tre muajt e ardhshëm”, tha Biden në një konferencë shtypi. “Le të nxjerrim një mandat për përdorim mbarëkombëtar të maskave, duke filluar menjëherë dhe do të shpëtojmë jetë”, shtoi ai. Ish-zëvendëspresidenti tha se masa mund të shpëtojë më shumë se 40 000 jetë në tre muajt e ardhshëm dhe vuri në dukje se më shumë se 165 000 persona kanë vdekur tashmë në SHBA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Java e Gruas, kryetarja e Kushtetueses: Barazia në vend do të festohet pas një shekulli 6 minuta më parë