Biden bisedon me liderët suedezë dhe finlandezë - Klan Kosova

Biden bisedon me liderët suedezë dhe finlandezë

NULL NULL
2 weeks më parë

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka thënë liderëve të Suedisë dhe Finlandës që ai e ka mbështetur politikën e derës së hapur të NATO-s dhe të drejtat e dy shteteve nordike për të vendosur për “të ardhmen e tyre, për politika e jashtme dhe për aranzhimet e sigurisë”.

Zotëri Bideni ka folur me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson, dhe presidentin finlandez, Sauli Niinisto, dhe që të tre e kanë theksuar mbështetjen për Ukrainën, thuhet në komunikatën nga Shtëpia e Bardhë.

Dje Finlanda e konfirmoi që do të ofrojë të futet në Aleancën Veriatlantike, lëvizje që është kritikuar nga shteti anëtar, Turqia, si dhe që është kritikuar nga Rusia.

Që prej këtij njoftimi, Rusia ka thënë që do të ndalojë së shituri rrymë Finlandës.

Suedia pritet ta bëjë një njoftim të njëjtë si Finlanda në ditët në vijim.