Biden bën homazhe për 500 mijë viktimat amerikane të koronavirusit NULL NULL 23.02.2021 11:09 23.02.2021 11:09 Presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me Joseph Biden dhe zonjën e parë, Jill Biden, nënpresidenten, Kamala Harris dhe burrin e saj kanë bërë homazhe mbrëmë, për 500 mijë amerikanët që vdiqën nga koronavirusi. “Si komb, ne duhet ta pranojmë këtë fakt të tmerrshëm. Ne duhet të rezistojmë. Ne duhet t’i rezistojmë shikimit të çdo jete si një statistikë”. “Kemi nevojë për të nderuar të vdekurit. Por, është po aq e rëndësishme të kujdesemi për të gjallët, ata që kanë mbetur pas”, u shpreh Biden. Biden gjithashtu u bëri thirrje amerikanëve që të vazhdojnë të mbajnë maska, të respektojnë rregullat e distancës shoqërore dhe të marrin vaksinat kur është radha e tyre. Pas fjalimit, Biden, Zonja e Parë Jill Biden, zëvendëspresidentja Kamala Harris kujtuan viktimat me një minutë heshtjeje në anën jugore e Shtëpisë së Bardhë, ku shumë qirinj ishin ndezur. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në SHBA arriti mbi 500.000, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins. “Më shumë amerikanë vdiqën në një vit të kësaj pandemie sesa në Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore dhe Vietnamin së bashku”, tha ai, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.