Biblioteka Kombëtare: Shiu rrezikon të mykë libra e dokumente (VIDEO) NULL NULL 27.08.2023 20:49 27.08.2023 20:49 Zgjidhjen alternative e kanë gjetur, por rrjedhja e ujit sërish mund t’i rrezikojë librat e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, pasi kjo nuk ngjan vetëm në një vend. Lagështia nga reshjet e shiut në depon e bodrumit ka dëmtuar dyshemenë, muret e tavanin, e as myku nuk mungon. Andaj stafi është vazhdimisht i mobilizuar që uji të mos i dëmtojë botimet, e një intervenim në këtë pjesë i munguar tash e sa vjet, po konsiderohet eminent. “Këto burime dhe rrjedhje të sanohen dhe të jetë një stabilitet më i mirë, duke pasur parasysh rëndësinë e fondit që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare”, deklaroi Hyrije Thaçi, Shefe e Departamentit të Shërbimit Bibliotekar. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dërguar ekipe për të analizuar gjendjen në teren, e më pas të nisë edhe intervenimi. “Tashmë është lidhur kontrata me kompaninë projektuese dhe po hartohet projekti i restaurimit të tërësishëm të këtij monumenti dhe institucioni të rëndësishëm kulturor”, bënë të ditur nga MKRS-ja. Në këtë institucion ruhen gjithsejtë rreth dy milionë tituj. Kronikë e zgjeruar nga Agnesa Sahiti.