23:50, 13 Gusht 2019

Beyonce është një nënë e ‘marrosur’ pas tre fëmijëve të saj, por në media më shpesh është parë me vajzën e saj të madhe Blue Ivy.

Ndërkaq, binjakët e saj janë mbajtur jashtë vëmendjes së publikut, njofton Klan Kosova.

Sidoqoftë, gjatë fundjavës, këngëtarja e Lemonade u pa në një foto me Rumin dhe Carter, si dhe burrin e saj Jay-Z gjatë një pikniki familjar në Hamptons.

Fotografitë e publikuara në Daily Mail tregojnë dy prindërit duke i mbajtur në krahë më të vegjlit e familjes.

Konkurs Pune

Lexo më shumë